“Pochettino mund ta drejtojë Real Madridin”

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 10:21 | Nga

Jamie Redknapp, ish trajneri i Tottenhamit, e ka lavdëruar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.

Tottenham ka arritur që të nxjerrë një barazim 1:1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Pas kësaj ndeshjeje, Jamie Redknapp, e ka lavdëruar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.

Redknapp mendon se Pochettino mund ta drejtojë Real Madridin dhe çdo skuadër të madhe në të ardhmen.

“Të gjithë po flasim për të, ai është në mesin e më të mirëve. Ai mund të menaxhojë çdo klub në botë edhe Real Madridin. Tottenham është shumë, shumë me fat që e ka Pochettinon”, tha Redknapp për “Sky Sports”.

“Tottenham ka një nga menaxherët më të mirë në aspektin e zhvillimit të lojërave, ai përmirëson futbollistët dhe gjithashtu ai është taktikisht i mirë sa kushë do tjetër”, ka theksuar Redknapp.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme