Pochettino pritet të marrë drejtimin e Benficas

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino pritet të jetë trajner i Benficas prej edicionit të ardhshëm.

Mësohet se drejtuesit e Sportingut tashmë kanë zgjedhur Pochettinon për të zëvendësuar portugezin Bruno Lage, i cili do të largohet nga posti i trajnerit në fund të këtij edicioni.

Pochettino është i papunë prej nëntorit të kaluar kur u largua nga Tottenhami, ekip me të cilin arriti në finale të Ligës së Kampionëve edicionin e shkuar.

48-vjeçari, më herët pati paralajmëruar se prej edicionit të ri pritet të marrë drejtimin e ndonjë ekipi në Evropë.

Ai si trajner ka punuar edhe te Southamptoni e Espanyoli

Të ngjashme