Pochettino refuzon të flasë rreth të ardhmes në Tottenham

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri Mauricio Pochettino, sërish ka refuzuar të flasë rreth të ardhmes së tij në skuadrën Tottenham.

Ai nuk ka pranuar të flasë kur është pyetur nga gazetarët nëse do ta drejtojë skuadrën angleze gjatë sezonit të ardhshëm, shkruan Goal.

Më parë ishte raportuar se Mauricio Pochettino do t’i bashkohet klubitManchester United, mirëpo shpresat e tij u shuan kur norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer, iu ofrua një kontratë trevjeçare.

Gjithashtu edhe spekulimet për kalimin e tij në Real Madrid u shuan, pasi trajneri Zinedine Zidane u emërua menaxher i kësaj skuadre.

Të ngjashme