Pochettino s’do ta rrezikojë Harry Kanen

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 12:54 | Nga

Fitnesi sulmuesit Harry Kane e ka shqetësuar trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino që insiston se s’do të rrezikojë me të.

Pas Botërorit të suksesshëm me kombëtaren e Anglisë, Kane luajti në ndeshjen e kaluar ndaj Newcastle Unitedi vetëm pas pesë ditëve në stërvitje, transmeton Koha.net.

“I respektoj të gjitha mendimet, megjithatë nuk mund të shpjegoj se si ne i menaxhojmë lojtarët brenda klubit. Njerëzit nuk e dinë se si ishte Harry Kane pas 90 minutave të ndeshjes së kaluar. Por, të jeni të sigurt se s’do të rrezikoj. Është përgjegjësi i Jesus Perezit (asistentit të tij) që koordinon gjithçka, e më thotë ‘ky lojtar mund të luajë dhe nuk është rrezik. 25-30 persona – trajnerë, shkencëtarë të sportit, dhe fizioterapeut këtu flasim për fitnesin, shëndetin e gjithçka tjetër”, është shprehur ai.

Megjithatë Kane pritet që të udhëheqë vijën e sulmit edhe në derbin e sotëm lokal kundër Fulhamit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme