Pochettino thuhet se nuk do ta pranojë ofertën e Arsenalit

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino dëshiron të rikthehet sa më shpejt në futboll, pas shkarkimit që ia bëri Tottenham Hotspuri.

Trajneri argjentinas u shkarkua nga Spurs pak ditë më parë, për t’u zëvendësuar kështu me Jose Mourinhon.

Por, sipas asaj që raporton Daily Star, Arsenali ka shprehur interesim për Pochettino, pas shkarkimit të Unai Emerys.

Mirëpo – argjentinasi thuhet se nuk është i interesuar ta marrë drejtimin e The Gunners, pasi pret skuadra si, Barcelona e Bayern Munich.

Në garë për t’u bërë trajner i ri i Arsenalit janë edhe emra si, Brendan Rodgers, Mikel Arteta, Massimiliano Allegri dhe Carlo Ancelotti/T 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme