Pochettino: Tri javë punë shkuan huq me penalltinë e hershme

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, beson se penalltia e hershme e akorduar në favor të Liverpool i dha rrjedhojën ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpool fitoi penallti qysh në minutën e parë të takimit, pas një prekje të topit me dorë nga Moussa Sissoko.

Trajneri argjentinas është shprehur i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit për të akorduar penalltinë.

“Të gjithë e panë se çfarë ndodhi” ka thënë Pochettino pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Secili plan tre javësh shkoi me penalltinë e akorduar brenda 20 sekondave. Askush nuk priste diçka të tillë dhe pati efekt negativ për ne” ka thënë tutje argjentinasi.

“Ai në asnjë moment nuk lëvizi dorën për të kërkuar kontaktin. Ishte vendimi i gjyqtarit. Ishte e vështirë për ne” ka thënë ndër të tjerash Pochettino.

Tottenham ka mbyllur edhe një sezon pa trofe, duke bërë që e ardhmja e Pochettino të vihet paksa në pikëpyetje.

Të ngjashme