Pochettino: Unë s’i festoj golat zakonisht, por e festova të Messit

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka thënë se nuk mundi të durojë pa e festuar golin e parë të Lionel Messit në PSG-në në fitoren e madhe të klubit të tij kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve, megjithëse përmbahet në festimin e golave zakonisht.

Superylli argjentinas e shënoi golin e dytë të PSG-së pasi u shërbye nga Kylian Mbappe, duke i ndihmuar ekipit të vet të fitojë 2:0 në Parc des Princes, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte paraqitje e katërt e Messit për PSG-në që prej se iu bashkua asaj në verë nga Barcelona.

Pochettino ishte në qendër të ballinave botërore kur e zëvendësoi Messin në fitoren e PSG-së kundër Lyonit javë më parë, pasi bashkatdhetarit të tij s’i kishte pëlqyer vendimi i tij.

Por trajneri argjentinas është tani është i lumtur me golin e 34-vjeçarit, të cilin e festoi zëshëm.

“E vërteta është se unë kam prirje për t’i festuar golat, por e festova këtë”, tha Pochettino për golin e Messit.

“Kam qenë i mësuar ta shoh Messin duke shënuar gola si lojtar kundërshtar, por tani ai është në anën time dhe kjo është gjë e veçanet. Është diçka që festohet. Jam shumë i lumtur me këtë fitore sonte”, shtoi ai.

Po ashtu, ky gol nënkupton se Messi ka shënuar gol në 17 sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, duke e barazuar rekordin që Karim Benzema e kishte vënë në të njëjtën natë në humbjen tronditëse të Real Madridit kundër Sheriff.

Ky ishte goli i 121-të i Messit në Ligën e Kampionëve dhe tani 34-vjeçari ngel vetëm 14 gola mbrapa rivalit dhe njeriut që ka shënuar më së shumti në këtë garë, Cristiano Ronaldos së Manchester Unitedit.

Të ngjashme