Pochettino vendos përfundimisht për të ardhmen

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Paris Saint-Germain, duke ia shuar shpresat Tottenhamit për rikthimin e tij në krye të skuadrës.

Javëve të fundit është përfolur shumë se Pochettino do të largohej nga PSG-ja pas më pak se një viti në kryeqytetin francez.

Për të interesim të madh shfaqën Tottenhami dhe Real Madridi, me këtë të fundit që u tërhoq pasi e ktheu në stol Carlo Ancelottin nga Evertoni.

Tottenhami shpresoi deri në çastet e fundit të kthejë trajnerin argjentinas në klub, megjithëse e kishte shkarkuar vitin e kaluar.

Të ngjashme