Pogba drejt Real Madridit, e duan edhe Juve me PSG-në

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez ka vendosur për të ardhmen e Paul Pogba.

Sipas “ESPN” , Manchester United nuk do të pranojë asnjë ofertë për francezin në janar dhe do ta mbajnë deri në fund të sezonit.

“Djajtë e kuq” kanë vendosur që nëse Pogba nuk do rinovojë kontratën, atëherë do e lejojnë të largohet me parametra zero në merkaton e verës të cilit I mbaron dhe kontrata.

Për shërbimet e Pogba janë të interesuar Juventus, PSG dhe Real Madrid.

Në Angli flitet se Pogba nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën me klubin aktual.

Pogba është pjesë e Manchester United që nga viti 2016.

Ai deri më tani ka bërë 211 paraqitje, ka shënuar 38 gola.

Të ngjashme