Pogba i interesuar t’i bashkohet Juventusit

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez, Paul Pogba, do t’i kërkojë menaxherit Ole Gunnar Solskjaer që ta lejojë të largohet nga Manchester United.

Skuadrat e mëdha si Juventus dhe Real Madrid kanë shprehur interesimin prej kohësh që të nënshkruajnë kontratë me futbollistin 26 vjeçar, shkruan Goal.

Ndërsa sipas The Sun, Djajtë e Kuq nuk do ta lejojnë atë të largohet pa pranuar një shumë prej 133 milionë eurosh.

Të ngjashme