Pogba ndihet i lumtur momentalisht te Unitedi, synon të fitojë trofe

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka thënë se po e shijon formën e vet për momentin në Old Trafford dhe qëllimi i tij është të fitojë trofe.

Francezi ka qenë në një formë të mirë, pavarësisht se agjenti i tij tha që ai donte të largohej nga klubi në janar.

Tani për tani, ai është duket i përqendruar te Unitedi dhe po përpiqet të fitojë një trofe këtë sezon.

“Jam në kontratë, jam këtu, po kënaqem”, ka thënë fillimisht Pogba në një intervistë për BT Sport.

“Të gjithë e dinë që më mbetet një vit, unë do të flas me klubin, të shohim se çfarë po ndodh”.

“Tani për tani qëllimi im, objektivi im është të fitoj diçka, gjithçka për të cilën po mendoj është të fitoj, të sjell energjinë time, të jap më të mirën time për të ndihmuar ekipin”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Pogba ka qenë shumë i lidhur me një rikthim te Juventusi ose një transferim te Real Madridi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme