Pogba në City? Ishte e mundur në janar

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 19:15 | Nga

Paul Pogba ka mundur të kalojë në Manchester City gjatë afatit të janar

Këtë e ka treguar sot trajneri i Cityt, i cili nuk ka harruar që ta kuajtojë nofkën që ai ja la duke e quajtur “qen dhe batakçi”.

Pep Guardiola ka thënë se kjo mundësi skuadrës së tij ju kishte dhënë gjatë afatit kalimtar të janarit, kur Pogba dhe Mourinho i prishën marrëdhëniet se bashku.

Këtë lajm bombë Guardiola e dha pak para derbit të Manchesterit.

Përndryshe, agjenti i Pogbas, Mino Raiola kishte sulmuar vazhdimisht Guardiolan kohëve të fundit.

Guardiola tha se historia e tij me Raiolan daton në fillim të këtij viti ku ai e kishte kontaktuar atë për t’ia ofruar dy lojtarë.

“Dy muaj më parë ai (raiola) m’i ofroi (Henrikh) Mkhitaryan dhe Pogban. Pse?”, tha Guardiola. “Sepse ai ishte i interesuar që Mkhitaryan dhe Pogba të luante me ne. Pogba është një lojtarë i jashtëzakonshëm,. Një top top lojtarë”.

Pasi nuk e kishte pranuar këtë ofertë, Raiola ishte lëshuar në kritika të ashpra kundër Pepit.

Por, Guardiola ja ktheu sot me sarkazëm duke thënë:

“Ai (Raiola) e ka punë t’i mbron lojtarët e tij por ai duhet të dijë se nuk mund të sjell lojtarë tek unë sikurse me e sjell një qen. Të më krahasosh mua me qen është keq. Nuk është mirë. Në fund, njerëzit kanë zbuluar një sekret timin, jam djalë i keq. Jam batakçi. Nuk jam djalë i mirë. Ai meriton që lojtarët e tij të luajnë me djem të mirë. Por, ai tha në fund se jam edhe top trajner. Faleminderit!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme