Pogba nuk luan ndaj Tottenhamit

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Machester United do të përballet me Tottenham Hotspurin në kuadër të javës së 15-të e që do të jetë ndeshja kryesore në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq do të kenë përball ish-trajnerin e tyre, Jose Mourinhon, që para pak ditësh ka marrë drejtimin e Spurs.

Në këtë derbi të ligë angleze, Paul Pogba edhe zyrtarisht nuk do të mund të luajë shkaku i lëndimit në kyçin e këmbës.

Përveç mesfushorit francez, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të ketë në dispozicion as lojtarët si, Eric Bailly, Diego Dalot, Timothy Fous-Mensa dhe Marcos Rojo.

Kjo do të jetë hera e parë e Mourinhos që rikthehet në Old Trafford, pas shkarkimit që iu bë para një viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme