Pogba pëlqen rikthimin në Torino, e poston në rrjetet sociale

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Franca do të luajë nesër (e enjte) me Belgjikën në Allianz Stadium të Juventusit dhe mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, shprehu gëzimin e tij që ishte përsëri në Torino.

28-vjeçari kaloi katër vjet me Bianconerët nga 2012 deri në transferimin e tij prej 105 milionë eurosh përsëri në Old Trafford në vitin 2016.

Kontrata e tij aktuale do të skadojë në fund të sezonit dhe ai është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Zonja e Vjetër.

Franca do të luaj në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës, ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin e Juventusit të enjten në mbrëmje.

Pogba shprehu gëzimin e tij në Instagram, duke nxitur një sërë mesazhesh që e nxisnin të bashkohej edhe një herë me Juventusin.

Nëse Pogba largohet nga Manchester United si lojtar i lirë, atëherë Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu pretendentë për nënshkrimin e tij verën e ardhshme. /

Të ngjashme