Pogba planifikon të largohet nga Man United

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez e ka ndarë mendjen: gjatë verës do të transferohet në një klub tjetër evropian

Paul Pogba nuk e sheh të ardhmen e tij në Manchester United.

Mesfushori francez e ka ndarë mendjen: ai dëshiron të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës që vjen.

Për këtë është i sigurt mediumi britanik “Manchester Evening News”.

Kampioni i botës me Francën nuk po ndihet rehat tek “Djajtë e Kuq” dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit tek ky klub.

Interesim për 26 vjeçarin kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi, ndërsa “Los Blancos” duket të jenë favoritë.

Por, United nuk do ta shiste lojtarin kryesor për një shifër më të ulët se 150 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme