Pogba refuzon United, Reali tenton ta rrëmbejë francezin

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mesfushori kampion bote Paul Pogba ka refuzuar dy herë të rinovojë kontratën me skuadrën e Manchester United.

Pavarësisht momentit të mirë që lojtari po kalon me “djajtë” pas ndryshimit të trajnerit, 26-vjeçari kërkon të ndryshojë skuadër. Dhe dëshira e tij, ashtu sikurse e ka shprehur vetë, është të luajë në La Liga me Real Madrid, transmeton tch.

Skuadra “merengues”, nga ana e saj, ka nisur të shtyjë lojtarin të nisë bisedimet, çka u konfirmua edhe nga trajneri Zinedine Zidane. Ky i fundit ka deklaruar se për Pogba dyert e Real Madrid janë të hapura.

Mësohet se Mino Raiola, menaxheri i futbollistit kampion bote, ka zhvilluar dy biseda telefonike me drejtuesit e skyadrës madrilène.

Duket se palët kanë nisur të hedhin hapat e para për të realizuar këtë transferim të bujshëm, që do të kalojë shifrën e 120 milionë eurove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme