Pogba shumë afër transferimit në Man.Utd

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 09:50 | Nga

Sky Sport Italia shkruan se Manchester United dhe agjenti Mino Raiola kanë takuar Juventusin dhe i kanë prezantuar ofertën prej 101 milionë euro.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio takimi i parë mes klubeve ka ndodhur mbrëmë.

Agjenti Raiola ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Juventusit, Beppe Marotta dhe atë të Manchester United, Ed Woodward.

Flitet se edhe lojtari i ka kërkuar klubit largimin pasi ka konfirmuar interesimin e djajve të kuq.

Oferta fillestare është 101 milionë euro, ndërsa mund të shkojë deri në 120 milionë.

Francezi do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, plus 5 nga bonuset e ndryshme që mund të përfitojë gjatë sezonit. Në këtë mënyrë Pogba do të bëhet lojtari më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në merkato në gjithë historinë e futbollit.

Të ngjashme