Pogba: Solskjaer ka krijuar një aurë të besimit brenda klubit

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba e quajtur Ole Gunnar Solskjaer si njeriun e duhur për të qenë trajneri i Manchester United.

Ai ka thënë se norvegjezi e ka krijuar një aurë të besimit brenda klubit, shkruan Goal.

“Ne jemi Manchester United. Ne luajmë për trofe. Ai [Solskjaer] e ka marrë detyrën pasi që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Pogba.

“Ai na beson neve, ne i besojmë atij. Qartë, në shkojmë për fitore dhe asnjëherë nuk i dihet nëse do të fitojmë. Ne shkojmë për fitore”.

Solskjaer ka marrë drejtimin e Djajve të Kuq pas shkarkimit të Jose Mourinhos, i cili e kishte të humbur edhe besimin e futbollistëve – përfshirë atë të Pogbas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme