Pogba surprizon: Duam të fitojmë trofe te Man Utd

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Manchester United, Paul Pogba tha se Djajtë e Kuq duan të rikthehen në rrugën e fitoreve dhe trofeve.

Premierliga dhe sporti në të gjithë botën janë në gjendje të keqe për shkak të pandemisë koronavirus.

Ka pasur më shumë se 33.900 vdekje globalisht, me mbi 720,200 raste të konfirmuara, përcjell lajmi.net.

“Qëndroni në shtëpi – qëndroni të sigurt”, tha Pogba në një telefonatë me shokun e tij Jesse Lingard përmes faqes zyrtare të klubit. “Vazhdoni të mbështesni United”.

“Shpresojmë që gjërat të përmirësohen shumë shpejt dhe ne do të kthehemi në fushë”.

“Shpresojmë se mund t’ju tregojmë që jemi gati dhe duam të kthehemi për të fituar trofe”.

“Qëndro në shtëpi, qëndro i sigurt dhe së shpejti do të jemi përsëri në fushë”.

Të ngjashme