Pogba tallet me anglezët pas fitimit të Botërorit

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 15:01 | Nga

Franca pas 20 vitesh është bërë përsëri Kampione Bote pasi mundi Kroacinë me rezultat 4-2.

Pas kësaj fitorje, në skuadrën franceze ka shpërthyer festa ku më të gëzuarit për këtë fitore sigurisht që kanë qënë lojtarët.

Por për Paul Pogba, entuziazmi i fitores duket se i ka kaluar pak limitet, pasi ai në një video live në Instagram dëgjohet duke u tallur me kombëtaren angleze, transmeton Albeu.

Me trofeun në duar Pogba degjohet duke thënë shprehjen e anglezëve “its coming home” (po vjen në shtëpi) që i referoheshin Kupës së Botës, por dështuan ta marin në shtëpi dhe Pogba i ka ngacmuar pikërisht me këtë shprehje.

Por Pogba nuk është treguar aq i keq , pasi menjëherë ka kërkuar falje duke thënë se ishte vetëm një shaka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme