Pogba te Real Madridi, Varane te Manchester United

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Spekulimet rreth të ardhmes të Paul Pogbas dhe Raphael Varanes janë rritur shumë kohët e fundit, për shkak që edhe janë në vitin e fundit të kontratës me klubet e tyre.

Sipas gazetës spanjolle AS, po shikohet një mundësi për një shkëmbim mes dy klubeve të mëdha të Evropës, Manchester United dhe Real Madridit.

Reali është në kërkim të një mesfushori kurse United të një mbrojtësi, kështu që sipas mediave spanjolle ka mundësi që mund të ketë një shkëmbim mes Pogbas dhe Varanes, shkruan Corrieredellosport, transmeton Klankosova.tv

United pasi njoftoi nënshkrimin e Sanchos nga Dortmund tani ka qëllim kryesor ta forcojë edhe mbrojtjen.

Vlera e Varanes është rreth 70 milionë euro, kurse United nuk ka ndërmend të paguajë mbi 45 milionë euro, për këtë mund të vendosë që ta shkëmbej Pogban duke pasur parasysh që kontrata e tij skadon më 2022.

Negociatat nuk parashikohen të jenë të lehta për shkak se trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka qëllim që ta bind lojtarin francez që të qëndrojë.

Nëse ardhja e Varanes nuk do të jetë e mundur, ‘Djajtë e Kuq’ do të ishin të gatshëm që të synonin për ta transferuar Pau Torres e Villarealit.

Të ngjashme