Pogba u thotë bashkëlojtarëve se s’do të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba është i gatshëm të refuzojë të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe të largohet nga Manchester Unitedi nëse portugezi e përshkallëzon edhe më tutje situatën.

Pogba u ka thënë bashkëlojtarëve të tij në Manchester United se nuk do të dorëzohet në betejë më trajnerin Jose Mourinho, sipas tabloidit britanik Mirror, transmeton Gazeta Express.

Pogba reagoi negativisht në mesjavë Mourinho vendosi ta shkarkojë nga detyra e zëvendës-kapitenit, dhe tani u ka thënë bashkëlojtarëve se do ta çojë deri në fund këtë luftë nëse Mourinho nuk tërhiqet.

Francezi është i gatshëm të deklarojë se nuk dëshiron të luajë më për Jose Mourinhon, nëse është e nevojshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme