Pogba vazhdon ta thumbojë Mourinhon: Me Solskjaerin gjithçka më e lehtë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba ka folur edhe një herë për kënaqësinë që po ndjenë tani duke luajtur te Manchester United.

“Na nevojiteshin pikë dhe tani vërtetojmë se jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj”, ka thënë Pogba.

United tani ka pikë të barabarta me Arsenalin nga 41 që është në pozitën e pestë.

Paul Pogba ka folur edhe një herë për kënaqësinë që po ndjenë tani duke luajtur te Manchester United.

Sipas tij, tani skuadra e di se çfarë formacioni luan dhe se United po zhvillon futboll më sulmues.

“Tashmë vijmë më një tjetër stil lojë, e kemi më shumë në zotërim topin, jemi më të orientuar drejt sulmit si dhe kemi një element të shtuar që ndikon pozitivisht tek ne”.

“Me pak fjalë, kemi një skemë të mirëpërcaktuar. Diçka që ka shumë rëndësi në këtë sport, për mua personalisht dhe për të gjithë skuadrën. Me Solskjaer në stol gjithçka është më e lehtë”.

Manchester United me trajnerin e ri ka marr 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa Pogba ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime në pesë ndeshje sa ka luajtur me norvegjezin.

“Jemi optimistë tanimë që po rigjejmë veten, duke iu afruar akoma më shumë ekipeve kryesueseve”.

“Na nevojiteshin pikë dhe tani vërtetojmë se jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj”, ka thënë Pogba.

United tani ka pikë të barabarta me Arsenalin nga 41 që është në pozitën e pestë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme