Policia e Elbasanit, masa të forta sigurie për miqësoren Shqipëri-Norvegji

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 15:59 | Nga

Plot 320 forca të policisë do të jenë në gatishmëri ditën e sotme, për miqësoren mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, që do të luhet në orën 19:00, në Elbasan. Drejtuesit e policisë së këtij rrethi kanë bërë me dije masat e marra për të siguruar sfidën, nga çdo incident i mundshëm, dhe po ashtu kanë treguar mënyrën e lëvizjes së mjeteve në rrugët dhe sheshet pranë stadiumit.

Që nga ora 15:00 e deri në përfundim të takimit, policia nuk lejon lëvizjen e mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”, si dhe një pjesë të rrugës “Kamber Sejdini”. Mjetet mund të lëvizin në Bulevardin “Qemal Stafa”, dhe po aty do të lejohen të parkohen autobusët e tifozëve. Gjithashtu, do të mbyllen lokalet që do të jenë brenda rrethimit të policisë.

Forcat e rendit do të jetë të Drejtorisë Vendore të Policisë, nga stacione e komisariate që varen prej saj, si dhe nga forcat e posaçme Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Të ngjashme