Policia e Kosovës edhe me një sukses tjetër në Holandë

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Ekipa e Policisë së Kosovës ka shënuar edhe një sukses në arenën ndërkombëtare. Këtë herë kjo ekipë përfaqësoi Kosovën në Holandë, në turneun më të madh botëror në futsal për agjencione të sigurisë, “Word police indoor soccer tournament”.

Titujve të shumtë që ka kjo ekipë tanimë i është shtuar edhe renditja në pozitën e pestë në këtë garë.

Ekipi i futbollit të PK-së në Policiadën Botërore në Eibertgen të Holandën, ishte si pjesë e 53 shteteve të botës me 208 ekipe me përfaqësim të jashtëzakonshëm, ku arritën rezultat kuliminantë me tetë fitore, një barazim dhe një humbje.

Njoftimi i plotë:

MISIONI I KOMPLETUAR,
Ekipa e Policisë së KOSOVËS kreu me sukses përfaqësimin në Holandë, në turneun më të madh botëror në futsall për agjencione të sigurisë!
“Word police indoor soccer tournament”

Shumë titujve të fituar nga ekipi i futbollit të Policisë së Kosovës, iu shtua edhe një rezultat i shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, ku në plasmanin përfundimtar u renditëm në pozitën e 5-të!

Ekipi i futbollit të Policisë së Republikës së Kosovës në Policiadën Botërore në Eibergen të Holandës, në një turne me përfaqësim nga 54 shtete të botës me 208 ekipe me perfaqësim të jashtëzakonshëm arriti rezultat kulminant, ku shënoi 8 fitore , një barazim dhe një humbje, ne fund u renditë në vendin e 5-të!

Përmes sportit edhe kulturës, një komb përçon vlerat e tij dhe krijohen mundësi t’i tregosh botes kush je, dhe çka përfaqëson ti si shtet. Dhe ne jemi shumë të lumtur për mundësinë që na u dha, që ta përfaqësojmë me krenari dhe dinjitet Policinë dhe Republikën e Kosovës!

Ne duam ti falënderojmë të gjithë ata qe na mbështeten, dhe na krijuan mundësitë që të vijmë deri këtu!
Falenderim të veçantë për Drejtorin e Policisë së RKS, stafin tim menaxherial, dhe falënderim special për ekipin e futbollit të Policisë së Kosovës, duke i përgëzuar për punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm!
Urime për Policinë e Kosovës, urime për djemt e ekipit të shkëlqyer!

Përbërja e ekipit të Policisë së Republikës Kosovës:
1. Gani Konjuhi
2. Rinas Aruqi
3. Qendrim Berisha
4. Ardit Hyseni
5. Daut Geci
6. Sami Geci
7. Driton Dauti
8. Egzon Abazi
9. Bledar Mamusha
10.Besart Berisha
11. Faton Shala -Staf Teknik
12. Amir GËRGURI-Selektor

Rezultatet e arritura në orar kronologjik

Ndeshjen ne grup:
1. Kosovo Police-Team Apeldorn/Holanda 4:0
2. Kosovo Police-Vulturi Covasna/Rumani 3:0
3. Kosovo Police-Gendarmerie Francë 0:0
4. Kosovo Police-Clube Despo/ Portugali 1:0
5. Kosovo Police-IPA Lodz/Poloni 2:0
6. Kosovo Police-MHCS/Belorusi 1:0
7. Kosovo Police-Toronto/ Kanada 4:1

1/32 e finales
8. Kosovo Police-Police Ukraina 5:1

1/16 e finales
9. Kosovo Police-MHCS Belorusi 1:1 (5:4)

1/8 e finales
10. Kosovo Police-Jordan Police 1:4

Plasmani perfudimtar per ekipen e Policisë së Kosovës, Vendi i 5-të!

Të ngjashme