Policia e Kosovës kthen në kufi edhe një skuadër serbe

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovë ka kthyer edhe një skuadës nga Serbia, e cila donte të zhvillonte ndeshje në Kosovë pa respektuar procedurat.

Zyrtarët dhe volejbollistet e skuadrës “Radan” nga Lebana janë kthyer prapa në pikën kufitare në Mutivodë, njofton B92.net.

Mediumi serb shkruan se ato janë kthyer pasi Policia e Kosovës u ka thënë se nuk kanë leje dhe dokumentacion të duhur për të hyrë në Kosovë.

“Radan” do ta zhvillonte një ndeshje në Graçanicë me skuadrën “Vidovdan”.

Të dyja palët janë ankuar për këtë vendim të Policisë së Kosovës.

Vetëm pak ditë më parë e njëjta pati ndodhur edhe me skuadrën e basketbollit Partizan.

Të ngjashme