Policia tregon pse e arrestoi Lecin

Pejë | 01 Maj 2017 | 00:00 | Nga

Policia e rajonit të Pejës ka thënë se mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, është arrestuar pasi ai ka “hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata.

“Personi i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe i njëjti ka sulmuar oficerin policor duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është dërguar në Stacionin policor Pejë, në njësitin e hetimeve dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit do të mbahet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

“Ndërsa viktima (oficeri policor) për lëndimet e marra nuk ka dashur te pranoj tretman mjekësor. Rasti është cilësuar‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme