Policisë në Minneapolis u ndalohet të kapin njerëzit për fyti

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Në Minneapolis të Minnesotas, SHBA, u mor vendim që të ndalohet kapja në fyt nga ana e policisë.

Ky vendim u mor njëzëri nga Këshilli Bashkiak, pas trazirave të fundit në gjithë botën e kryesisht në SHBA, pasi afrikano-amerikani George Floyd vdiq derisa ishte ndaluar nga policia dhe vdiq pasi u shtri nga ana e policisë në tokë dhe u shtrëngua për fyti.

Negociatorët e bashkisë ranë dakord me shtetin e Minnesotës që ta ndalojnë një taktikë të tillë dhe që t’i kërkojnë policisë të ndërhyjë dhe të raportojë çdo përdorim të paautorizuar force nga oficerë të tjerë.

Këshilli Bashkiak i qytetit miratoi njëzëri marrëveshjen, pasi Departamenti i të Drejtave të Njeriut i Minnesotës, filloi një hetim për të drejtat civile këtë javë në përgjigje të vdekjes së George Floydit.

Floyd vdiq më 25 maj, pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë për mbi tetë minuta, ndërsa Floyd vdiq duke u thënë se nuk po mund të merrte frymë. Ndaj katër policëve është ngritur aktakuzë, njëri prej tyre rrezikon burgim deri në 40 vjet.

Të ngjashme