Polonia e Senegali mbajnë shpresat te liderët e tyre

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 08:13 | Nga

Polonia dhe Senegali kanë nga një sulmues yll që vijnë pas një edicioni fascionues në klubet e tyre. Bëhet fjalë për Robert Lewandowskin dhe Sadio Manen.

Kapiteni Lewandowski ishte sensacion në kualifikime për Poloninë, duke shënuar më shumë se të gjithë në grupet evropiane.

Ai pati plot 16 gola në vetëm 10 ndeshje. Shënoi më shumë se gjysmën e golave të Polonisë, që gjithsej kishte 28 gola. Su lojtar i Bayern Munchenit, ai po ashtu ishte realizatori më i mirë i Bundesligës së Gjermanisë me 29 gola. Në të gjitha garat shifra e tij shkon në 41 gola, shkruan Koha Ditore.

Në prag të botërorit, posta polake lëshoi pesë milionë pulla postare me emrin dhe pamjen e fytyrës së tij dhe me shkrimin RL9.

Por Polonia vetëm dy herë nuk pranoi gol në kualifikime dhe kishte bilancin më të keq defensiv prej të gjitha përfaqësueseve evropiane që fituan grupet. Mbrojtja polake mund të testohet menjëherë nga sulmuesi i Liverpoolit, Mane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme