Pompeo viziton Korenë e Veriut për të biseduar rreth denuklearizimit

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 08:55 | Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të udhëtojë këtë të enjte drejt Phenjanit, për të biseduar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, rreth denuklearizimit të këtij vendi, tha Shtëpia e Bardhë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Pompeos në Kore të Veriut që nga takimi, më 12 qershor, midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij verikorean, në të cilin ky i fundit është pajtuar “për të punuar drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean”.

“Për të vazhduar punën e rëndësishme rreth denuklearizimit, sekretari Pompeo do të udhëtojë në Kore të Veriut më 5 korrik, për të takuar liderin verikorean dhe ekipin e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Pas Phenjanit, Pompeo do të udhëtojë në Tokio dhe Pjongjang, për të diskutuar të njëjtën çështje me zyrtarët japonezë dhe jugkoreanë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme