Ponte Prizreni përforcohet me Wallerin

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Klubi prizrenas, Ponte Prizreni, ka njoftuar se ka transferuar basketbollistin Chris Waller.

Pas largimit të amerikanit Jaquan Smith, prizrenasit transferuan fundorin Waller që vjen nga ekipi Southwestern College Athletics në NAIA.

Sipas klubit, ai ka të drejtë të debutojë në ndeshjen e radhës që do zhvillohet kundër Golden Eagle Ylli me datën 06.12.2018.

Ponte deri tash ka zhvilluar 9 ndeshje në Superligë dhe ka katër fitore e pesë humbje. Zë vendin e gjashtë në tabelë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme