Portieri gjerman i Arsenalit: Dominimi i Bayernit në Bundesligë është pikëllues

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Portierit të Gjermanisë dhe Arsenalit, Bernd Lenos, i duket pikëllues dhe i mërzitshëm dominimi i Bayern Munichut në Bundesligë.

Bayern Munichu po shkon drejt titullit të tetë radhazi të Bundesligës, që pritet ta sigurojë edhe matematikisht gjatë xhirove të ardhshme, duke vendosur kështu standarde të paprecedenta të paraqitjeve dhe konsistencës.


Portieri gjerman i Arsenalit: Dominimi i Bayernit në Bundesligë është pikëllues

Skuadra e Hansi Flick radhitet tani në krye të tabelës së Bundesligës, me shtatë pikë më shumë sesa Borussia Dortmundi, që radhitet në pozitën e dytë. Për t’u shpallur kampion, i duhen vetëm dy fitore nga katër ndeshjet e mbetura.

Bayerni ka qenë në formë mbresëlënëse që nga rinisja e Bundesligë, më 18 mars, duke i marrë pikët maksimale nga pesë ndeshjet e zhvilluara, përfshirë këtu fitore bindëse kundër Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit.

Bavarezët pritet ta zgjasin ecurinë e fitoreve të shtunën, kur do ta presin Borussia Monchengladbachun në shtëpi. Mirëpo, Leno beson se triumfet e Bayernit s’kanë vlerë aq të madhe, shkaku i konkurrencës së vogël në ligën elitare të Gjermanisë.

“Bayerni tashmë është kampion, si gjithmonë. Është e mërzitshme dhe pikëlluese”, ka thënë Leno, i cili kishte luajtur për shtatë sezone për Leverkusenin, para se të kalonte në Emirates në vitin 2018.

“Unë do ta doja një garë më emocionuese për titullin e kampionit, por nuk shoh se do të ketë të tillë të në ardhmen e afërt. Bayerni është shumë i fortë atje”.

Të ngjashme