Portieri i Atalantas shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Atalantas, Marco Sportiello, është shëruar nga koronavirusi pas një muaj e gjysmë, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit të Serie A së Italisë.

“Atalanta informon se Sportiello, i është nënshtruar testit të dyfishtë të strishove për COVID-19 brenda 48 orëve dhe në dy rastet rezultat ishte negativ. Futbollisti, sipas protokollit shëndetësor, do t’i nënshtrohet testeve shtesë në ditët në vijim, para se t’i kthehet stërvitjeve individuale”, është thënë nga klubi.

Sportiello ishte testuar pozitiv me koronavirus më 20 mars.

Të ngjashme