Portieri i Benficas dhe tre lojtarë të Sportingut rezultojnë pozitivë me COVID-19

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Benficas, Mile Svilar, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar nga Lisboni. Po ashtu edhe tre lojtarë nga rivali lokal, Sportingu, janë infektuar me koronavirus, raporton agjencia Reuters.

Benfica ka konfirmuar se belgu 21-vjeçar Svilar, do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër PAOK-ut të martën.

Ndërkohë burime për Reutersin kanë njoftuar se tre lojtarë të Sportingut të Lisbonës kanë dalë pozitivë me koronavirus. Ata janë pa simptome dhe janë izoluar.

Të ngjashme