Portieri i Kosovës me dy emra e me dy mbiemra

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

David Tobias Nreca Bisinger. Ky është emri i portierit 16-vjeçar. Djaloshi që në portë përfundoi gati rastësisht, është pjesë e klubit gjerman Sonnenhof Grossaspach. Por ai është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

Është te Përfaqësuesja U-17 që arriti sukses ditë më parë, që u vlerësua historik. Kosova U-17 ia doli të kalojë raundin kualifikues për evropianin e vitit të ardhshëm dhe do të paraqitet në raundin elitar kualifikues.

Kontributin e tij në këtë sukses e dha edhe portieri, emri i të cilit nuk krijon përshtypje se ai ka të bëjë diçka me Kosovën. Ai, po ashtu, mezi flet ndonjë fjalë shqip.

Lidhja e Davidit me Kosovën është përmes nënës të tij, që është nga Komuna e Gjakovës, por që si dyvjeçare ishte larguar me familjen për në Gjermani. Babai i portierit të Kosovës është gjerman. Niveli aktual në të cilin paraqitet vështirë se do t’i siguronte vend në përfaqësueset e grupmoshave të reja të Gjermanisë, por për Kosovën doli të jetë i vlefshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme