Portieri i Realit të Madridit, rezulton pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Andriy Lunin, portieri i Reali Madridit, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Portieri ka rezultuar pozitiv pas testeve të bëra para ndeshjeve me kombëtaren Ukrainase. Lunin ka qenë i ftuar që te luajë në ndeshjen kundër Spanjës.


Por ai do të mungojë sepse është i detyruar të vetizolohet për dy javë, raporton Gazeta Express.

Së bashku me Lunin, Yuriy Pankiv gjithashtu portier, pasi që është bashkuar me kombëtaren ka rezultuar pozitiv.

Tani Ukraina ka vetëm një portier në dispozicion, Georgiy Bushcan.

“Që të tre të infektuarit janë në izolim në dhomat e tyre në Hyatt Regency Chantilly, ku ekipi është duke qëndruar,” thuhet në lajmin e publikuar nga skuadra e Ukrainës.

Ndërsa gjysma e ekipit është duke u trajnuar normalisht në Stade de France.

Të ngjashme