Portieri i ri i Ajaxit detyrohet të shkruajë 1000 herë të njëjtën fjali

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Dënimet, suspendimet dhe gjobat janë norma të zakonshme për futbollistët. Por tek Ajaxi pëlqejnë që këto gjëra t’i bëjnë ndryshe.

Portieri Kjell Scherpen, 19 vjeç, në fund të këtij edicioni do t’i bashkohet Ajaxit për 1.5 milionë euro nga skuadra e Emmenit.

Ai të premten ka firmosur kontratën me Ajaxin, por vetëm pasi plotësoi një kusht. Drejtuesit e klubit urdhëruan Scherpenin që të shkruajë në një fletore 1.000 herë fjalinë “Ajaxi është ekipi më i mirë në Holandë” dhe videon nga kjo ngjarje e postuan në rrjetin social Twitter, transmeton “Koha Ditore”.

Përderisa Scherpen shkruante pa pushim në fletore, monitorues të tij brenda klasës ishin shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edwin van der Sar, dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars.

Arsye për këtë është se Scherpen në fëmijëri kishte adhuruar Feyenoordin, rivalin e madh të Ajaxit në kampionatin e Holandës. Në disa raste edhe e kishte fyer Ajaxin.

Kur Ajaxi javë më parë zyrtarizoi transferimin e tij nga Emmeni, tifozët nuk ishin të kënaqur. Ata ishin kundër këtij transferimi për shkak të së kaluarës së portierit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme