Portieri i skuadrës gjermane gjendet i vdekur në pishinë

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Lokomotiva e Leipzig të Gjermanisë konfirmoi lajmin se portieri i ri Pascale Gaedke, i cili dikur ishte anëtar i tyre, u gjet i vdekur në pishinën e një ndërmarrje ndërtimi.

Klubi njoftoi se të gjithë ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Sipas informacionit të raportuar nga media gjermane, portieri 20-vjeçar i klubit të futbollit Libertvolkwitz u gjet në pishinë së bashku me dy burra të tjerë.

Policia nuk ka komentuar nëse burrat ishin nën ndikimin e alkoolit ose narkotikëve, dhe deri më tani dyshohet të jetë helmim me dyoksid karboni.

Shkaku i saktë i vdekjes së sportistit të ri do të dihet pas obduksionit.

Të ngjashme