Portieri i Kosovës shënon gol në sekondat e fundit

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 18:08 | Nga

Samir Ujkani ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja duke shënuar gol në sekondat e fundit ndaj Novaras.

Në minutën e fundit shtesë, në sfidën Novara – Pisa, portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, u afrua te zona e kundërshtarit gjatë një goditjeje nga këndi ku edhe shënoi me kokë për golin e barazimit 1:1, duke marrë një pikë shumë të vlefshme.

Pavarësisht se goli i është shkruar lojtarit Gaetano Masucci, i cili futi topin krejtësisht në portë, shihet qartë se ai kishte kaluar vijën e portës pas goditjes me kokë të Samir Ujkanit.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën edhe Rey Manaj e ish sulmuesi i Kombëtares, Edgar Cani, ky i fundit u largua nga loja në minutën e 53’të.

Pas këtij barazimi, Pisa gjendet e 17’ta në renditje, me 25 pikë të grumbulluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme