Portieri në Turqi ndëshkohet me të kuq në sekondat e parë të ndeshjes

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin në Turqi. Portieri i Konyasporit, Serkan Kirintili, është ndëshkuar me karton të kuq në sekondat e parë të ndeshjes.

As 15 sekonda nuk kishin kaluar nga nisja e takimit me Yeni Malatyasporin në xhiron e tetë të Superligës në Turqi dhe Kirintili u përjashtua nga loja.

Kjo pasi portieri kapi topin me duar jashtë zonës së tij, në aksionin e parë të mysafirëve.

Vetëm katër minuta pas përjashtimit të tij, Konyaspor pësoi gol. Teksa po zhvillohet fundi i pjesës së parë, mysafirët janë në epërsi 0 me 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme