Portland fiton ndaj Memphis, përballet me Lakers në play-off

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Përfundoi 126-122 sfida “play-in” mes Portland Trail Blazers dhe Memphis Grizzlies, me skuadrën nga Oregoni që fiton të drejtën për të marrë pjesë në fazën play off të këtij sezoni në NBA, ku që në raundin e parë e pret përplasja shumë e vështirë më Los Angeles Lakers, ekipin që u rendit i pari në Konferencën e Perëndimit në përfundim të sezonit të rregullt.

Një përballje e hapur dhe e ekuilibruar në pjesën më të madhe të kohës, por diferencën Blazers e bënë në periodën e fundit, ku nga -8 e mbyllën takimin me +4 pikë.

Meritë të padiskutueshme në këtë takim kishte Jusuf Nurkic, që edhe pse ishte në zi për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, rezultoi vendimtar poshtë koshit, sikurse e tregojnë edhe shifrat, me 22 pikë, 21 “rebound” dhe 6 asiste. Për pjesën tjetër menduan Damian Lillard dhe CJ McCollum, respektivisht me 31 dhe 29 pikë.

Grizzlies shtrënguan dhëmbët të udhëhequr nga Ja Morant, shënuesi më i mirë i përballjes me 35 pikë, por që rezultuan të pamjaftueshme.

Tashmë është kompletuar kuadri i çifteve të raundit të parë të play off-it që do të nisin këtë të hënë me duelet Denver Nuggets – Utah Jazz dhe Toronto Raptors Brooklyn Nets.

Play off/ çiftet e raundit të parë

17.08.2020

Denver Nuggets – Utah Jazz

Toronto Raptors – Brooklyn Nets

18.08.2020

Boston Celtics – Philadelphia 76ers

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks

Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers

Milwaukee Bucks – Orlando Magic

Indiana Pacers – Miami Heat

19.08.2020

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder. /SS/

Të ngjashme