Portugalia fitore minimale, ende në lojë për vendin e parë

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 22:49 | Nga

Portugalia vazhdon të mbajë gjallë shpresat për kualifikim direkt në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar në transfertë ndaj Hungarisë me rezultat minimal 1-0, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për kualifikim direkt.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Andre Silva, pas një asistimi të Cristiano Ronaldos në minutën e 48-të.

Pas kësaj fitoreje Portugalia mbetet në vendin e dytë në Grupin B më 21 pikë, 3 më pak se sa Zvicra në vendin e parë, por që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar kundër njëra tjetrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme