Portugalia kualifikohet me vështirësi, do të përballet me Uruguain

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 22:06 | Nga

Portugalia është kualifikuar me vështirësi për në raundin tjetër të Botërorit “Rusia 2018”, pasi barazoi 1-1 me Iranin, me iranianët që në minutën e katërt shtesë kishin mundësinë që të fitonin takimin dhe të nxirrnin jashtë portugezët.

Quaresma shënoi në minutën e 45-të të pjesës së parë për Portugalinë, ndërsa Irani barazoi me penallti në minutën e 93, me Ansarifard.

Për t’u shënuar që Cristiano Ronaldo humbi 11-metërsh në minutën e 53-të, ndërsa rrezikoi të ndëshkohej me karton të kuq për një episod në minutën e 83-të, por pasi u vëzhgua me VAR, kapiteni portugez u ndëshkua vetëm me të verdhë.

Në ndeshjen tjetër, Spanja barazoi 2-2 me Marokun duke marrë vendin e parë të grupit.

Në 1/8 do të kemi çiftet Spanjë-Rusi dhe Portugali-Uruguai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme