Povetkin publikon një video, vërehen lëndimet e marra nga meçi me Joshuan

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 18:38 | Nga

Mbrëmja e së shtunës ishte e rezervuar për spektakël në boks, ku kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua, bëri mbrojtjen e titullit duke e mundur Alexander Povetkin në “Wembley”.

Edhe pse boksieri rus kishte disa momente të shkëlqyera, duke e dominuar meçin në disa raste, nuk arriti t’i bëjë ballë më shumë se shtatë raunde Anthony Joshuas.

Pas meçit, Joshua bëri një gjest fisnik duke shkuar në dhomën e zhveshjes së Povetkin, për ta përgëzuar për luftën.

Alexander Povetkin një ditë më parë ka lëshuar një video në Instagram, ku vërehen lëndimet e shumta në fytyrë nga goditjet e Anthony Joshua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme