Pranohet oferta e Juventusit për sulmuesin brazilian

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 12:43 | Nga

Santos ka konfirmuar se ka pranuar ofertën prej 20 milionë euro nga Juventusi për sulmuesin e saj Gabriel Barbosa.

19 vjeçari, i cili ka nofkën “Gabigol’ për shkak të aftësisë për të shënuar gola, ka qenë i lidhur me një kalim te top klubet evropiane si Barcelona, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund, Chelsea, dhe Juventusi, me këtë të fundit që thuhet se ka fituar garën.

“Ne kemi dërguar një letër Ribeiro Ëagnerit (agjentit të lojtarit), Valdemir dhe Lindalva (prindërve të lojtarit) me kushtet e kontratës. Santosi tani është duke pritur, nëse ata mendojnë se kjo është interesante atëherë do të vazhdojmë me hapin tjetër, që është edhe njoftimi i Barcelonës”, ka thënë presidenti i klubit të Santosit, Modesto Roma për Globo Esporte.

Raportohet se Barcelona do të ishte e gatshme të paguajë shumën që ka ofruar Juve, por që negociatat për të nënshkruar me brazilianin do të sillnin komplikime të tjera për shkak të regjistrimit.

Raportohet se Santosi ka në pronësi 40 për qind të kartonit të lojtarit, përderisa lojtari dhe familja e tij posedojnë 40 të tjerat, kurse pjesën tjetër e posedon grupi financiar Doyen Sports.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme