Prapaskenat e maratonës historike të Kipchoges

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Një javë para ditës së madhe, në mesin e natës, Eliud Kipchoge ishte në gjumë në bazën e tij stërvitore në kodrat e Kenias.

Atleti më i madh i të gjitha kohërave në shtigjet e gjata së shpejti do të lansonte tentimin e tij të dytë për të bërë histori, të bëhet personi i parë që vrapon maratonën (42 kilometra e 195 metra) nën dy orë. Gjitha përgatitjet shkuan sipas planit.

Por 5.800 kilometra larg në Austri, shkencëtari amerikan Robby Ketchell u zgjua nga një makth në orën 3 të mëngjesit. Ai ishte aq i shqetësuar sa që doli nga shtrati dhe eci në këmbë 3 kilometra nëpër Vjenë.

Ketchell ishte i shqetësuar dhe donte të sigurohej që asnjëri të mos kalonte nëpër rrethin që ishte bërë për këtë tentim dhe që ishte shtëpia e tij e dytë në dy javët e kaluara. Për katër orët e radhës deri në lindje të diellit, ai shikoi këtë pistë – një pjesë kyç në enigmën e komplikuar të sfidës së Kipchoges “1:59 orë”.

Pse? Si një shkencëtar i të dhënave që ndihmoi Team Ineosin të fitojë tri herë “Tour de Francen”, garën e madhe të çiklizmit, ai është njeri që i kushton vëmendje çdo detaji. Ai është një njeri i shkolluar mirë në të ashtuquajtura përfitime të vogla.

Ai rreth se ku do të vraponte Kipchoge ishte tre për qind e punës. Prezenca e një ndërtese historike në qendër të saj i bënte gjërat pak më të vështira. Mirë për të larguar vëmendjen, por jo e mirë për një vrapues të maratonës që duhej të bënte kthesën me një shpejtësi rreth 20 kilometra në orë.

Kështu që zgjidhja e Ketchellit ishte të bënte një rregullim në atë rreth, duke e kthyer nga disavantazhi në një avantazh. Dizajni i tij u desh dy javë për punëtorët vendas për të kompletuar dhe të kthehej në normale 12 ditë më vonë, shkruan sot Koha Ditore.

Në shikim të parë, vrapimi është një nga sportet më të thjeshta dhe të pastra në planet. Por maratona dy-orëshe e Kipchoges nuk ishte e tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme