Prekazi: Kosova më kualitative, Shqipërisë ia falëm fitoren

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 22:18 | Nga Ekonomia Online

Kosova U-21 ka humbur në “Elbasan Arena” ndaj Shqipërisë U21 me rezultatin 2-1.

Shaqir Tafa dhe Arbnor Muçolli shënuan për Shqipërinë, ndërsa për Kosovën shënoi Blend Baftiu.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri i Dardanëve, Rafet Prekazi, nuk e ka pritur mirë humbjen duke e kritikuar lojën e Shqipërisë.

“Jemi më me kualitet se Shqipëria sa i përket lojës. I kemi dhuruar golat. Ndoshta Shqipëria mund të jetë mirë, por Kosova nuk e ka merituar që të humb. Unë po them atë që kam parë në fushë”.

“Nuk ka luajtur fare në pjesën e dytë Shqipëria në portën tonë. Jam shqiptar, thjesht po flas për lojën. Na kanë bërë problem vetëm me Brojën. Unë po mundohem të rris cilësinë. Po unë dua të luaj futboll. Ka më shumë rëndësi se fitorja”, ka thënë Prekazi.

Të ngjashme