Prekazi para ndeshjes me Shqipërinë: Është e vështirë, kemi disa lëndime

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi dhe futbollisti Lirim Kastrati, kanë mbajtur konferencë për medie para ndeshjes me Shqipërinë, raporton Ekonomia Online.

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, tha se loja me Shqipërinë është e vështirë sepse në këtë periudhë kanë disa lojtarë të lënduar.

“Skuadra jonë ka treguar lojë të mirë që i pëlqen popullit tonë. Loja me Shqipërinë është e vështirë sepse kemi disa lëndime dhe do të shkojmë të luajmë me krenari për këtë shtet. Lojtarët që kanë shkuar të luajnë për Shqipërinë  u kemi uruar suksese sepse jemi të gjithë shqiptarë dhe jemi krenarë. Unë personalisht mendoj që paraqitjet që i bënë Kosova ka me qenë një mini Kroaci”, ka thënë Prekazi.

Futbollisti Lirim Kastrati tha se loja me Shqipërinë do të jetë ndryshe nga lojërat me shtetet e tjera.

“Unë mendoj që loja me Shqipërinë ka me qenë e mirë sepse jemi të gjithë shqiptarë dhe normalisht nuk është njëjtë si lojërat e tjera. Kam shumë shokë te skuadra e Shqipërisë dhe të gjithë jemi shokë dhe vëllezër, por kur të hy në lojë do të luftoj për shtetin tonë”, tha ai, raporton EO.

Sot do të fillojnë përgatitjet ndërkaq stërvitjet do të bëhen në stadiumin e Ferronikelit.

Ndeshja KosovaU21 dhe Shqipëria do të luhet me datën me 15 tetor në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, në kuadër të Grupit C kualifikues për Kampionatin Evropian.

Të ngjashme