Premier League pa ndonjë vendim

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me vazhdimin e edicionit, ka njoftuar faqja zyrtare e Premier Leagues të premten.

Të premten është mbajtur një video-konferencë e klubeve të Premier Leagues, ku janë diskutuar hapa të mundshëm drejt planifikimit për të përfunduar edicionin 2019\2020. Kjo do të bëhet vetëm kur të ketë siguri dhe kur të jetë e përshtatshme.

“U ritheksua që mendimet e të gjithëve janë te të prekurit nga Covid – 19. Për më tepër, prioritet i Premier Leagues është shëndeti dhe siguria e lojtarëve, trajnerëve, menaxherëve, stafit të klubeve, tifozëve dhe komunitetit të gjerë. Liga dhe klubet po shqyrtojnë lëvizjet e para drejt ecjes tutje dhe kthimi në stërvitje dhe ndeshje do të bëhet vetëm me udhëzimet e Qeverisë, nën këshillat mjekësore të ekspertëve dhe pas këshillimit me lojtarët dhe menaxherët”, thuhet në komunikatën e Premier Leagues së Anglisë.

“Klubet në takim kanë shkëmbyer informata sa i takon projektit për rifillim. U konfirmua se lojtarët dhe trajnerët janë kyç në këtë proces dhe se ata do të konsultohen. Klubet rikonfirmuan angazhimin e tyre për të përfunduar sezonin, duke ruajtur integritetin e garës. Klubet kanë mirëpritur mbështetjen e Qeverisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme