Premierë Ligës i ofrohet shansi që të mbyllë këtë edicion në Australi

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Ligës Premier i është ofruar një mundësi e mirë që të mbyll këtë edicion duke luajtur në Perth të Australisë.

Liga angleze është aktualisht e suspenduar shkaku i coronavirusit dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet.

The Sun raporton se agjenti Gary Williams është duke u mbështetur nga një senator australian që një gjë e tillë të ndodhë.

Në Asutrali po kërkojnë që futbolli të rikthehet në fund të muajit maj dhe publiku të jetë i pranishëm në stadiume.

Katër stadiume mund të përdoren gjatë kësaj kohe kur do të mund të mbyllej ky edicion.

Optus Stadium me 65 mijë ulëse, Perth Oval me 25,500 mijë ulëse, WACA ,e 24.500 ulëse dhe Joondalup Arena me 16 ulëse. 

Të ngjashme